Roberti i jep fund dilemës për raportin me Norën: Ne s’jemi ndarë asnjëherë!
Ka një javë që po përflitet për raportin e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.
Për raportin e tij me Norën, Robert Berisha foli në një intervistë në ATV, këngëtari tha se asnjëherë ata nuk janë ndarë.
“A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim të tyre”, ishte pyetja që iu drejtua Robertit.
“Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, ishte deklarata e Robert Berishës.