Roberti bën deklaratën e madhe: Nëse fitoj çmimin do ta ndaj me të gjithë fermerët

Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të fortë në Ferma VIP. Teksa po bisedonte me Çiljetën dhe Valerin, ai tha se nëse fiton do ta ndajë çmimin me të gjithë. Roberti tha se nuk pretendon të fitojë garën, por nëse e bën, i kërkoi Agait ta ndajë çmimin mes 12 fermerëve.

“Po e fitova unë, se nuk ka shance, as nuk pretendoj. Do të dal këtu me 8 mijë euro, do t’i kërkoj Agait t’i ndaj mes 12 të tjerëve. Nëse nuk e bëj, do të jem ai tipi që ka bërë një gjest idiot sepse nuk e mbajta fjalën”, tha Roberti.

Revista Who