
Robert De Niro në telashe, në gjyq për kujdestarinë e vajzës 7-vjeçare
Robert De Niro dhe ish-bashkëshortja e tij janë në një betejë ligjore për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 7-vjeçare. Ata priten të dalin në gjykatë javën e ardhshme për të paraqitur kërkesën e tyre. De Niro dhe ish-bashkëshortja mirëpritën në jetë vajzën, Helen Grace, nëpërmjet një nëne zëvendësuese në vitin 2011, shkruan Lapsi.al. Robert donte që divorci të kalonte në heshtje dhe se gruaja e tij nuk kishte kundërshtime. Çifti i dha fund martesës pas 20 vitesh së bashku.
