
Robert De Niro ndahet nga gruaja pas 20 vitesh martesë
Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightowe. Raportohet se çifti i ka dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare. 75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë sipas Page Six. Raportohet se çifti pritet të publikojnë lajmin në javët e ardhshme. Aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç. Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997, sipas Ballkanweb. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë. Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004.
