Robert Berisha tregon se çfarë duhet bërë me ata që i morën jetën dhe e lanë te dera e spitalit 18-vjeçaren shqiptare

Robert Berisha ka postuar një foto në Instagram duke reaguar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.
Të dielën në mbrëmje, një vajzë 18-vjeçare nga ferizaj u la pa shenja jete në qendrën emergjente, shkruan lajmi.net.
Njëri nga të dyshuarit tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, kurse i dyshuari i dytë gjendet ende në arrati. Menjëherë nga dita e djeshme ka pasur shumë reagime të ashpra drejt rastit e nga Policia e Kosovës, po cilësohet “vrasje e rëndë”.

Për këtë rast ka reaguar edhe Robert Berisha së fundi duke thënë se “burrat e tillë të ligë duhet varur me litar para hotel Grandit në Prishtinë”.

“Ski qka i bon pandemisë e virusave, a qatyne burrave të ligë pa pikē burrnie shum e thjeshtē,para hotel Grandit qender te Prishtinës i vjerrë n’konop edhe krejt ata qē e keqtrajtojn një femër”, shkroi Robert Berisha në mbishkrimin e footgrafisë ku shkruhej “Hej qiki, ni Kosovë mbrapa e ki”.