Robert Berisha thyen heshtjen për kunatën: Me Tunën s’dua të takohem më kurrë, ajo ka probleme me të gjithë

 

Lajmet që Tuna dhe Nora nuk shkojnë me njëra-tjetrën, kanë kohë që qarkullojnë në media, por këtë pasdite, më në fund, këtë e konfirmoi edhe Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit. Dyshimet rilindën pas ditëlindjes së parë të Tianit, ku ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Lajmet rinisën “pse mungoi Nora Istrefi?” Përgjigjen pyetjes ia dha sot Roberti tek “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikojë sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindjen e parë të Tianit, ai vendosi të flasë, më në fund. Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej: “Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më”, tha Roberti prerë. Habisë së Rudinës dhe të gjithë publikut që e dëgjoi, Roberti i detyrohej një justifikim, shkruan Express. Sipas tij, Nora nuk ka pasur kurrë probleme me showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë në 15 vite karrierë, dhe ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë: “Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap. Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit, dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet, që do të vijnë…” tha Roberti duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethemet. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. As Nora nëse është ajo….