Robert Berisha thyen heshtjen, flet për herë të parë për djalin e Tunës dhe Patrisit

I ftuar dje në emisionin “Edicioni Veror”, Robert Berisha i ka rrëfyer të gjitha. Teksa ka pranuar se është single, këngëtari ka thyer heshtjen për një temë që ishim të gjithë kuriozë. Duke qenë se as nga ai apo ish-partnerja Nora Isrefi nuk kishte asnjë urim në rrjete sociale për lindjen e djalit të Patrisit dhe Tunës, në media u aludua se marrëdhënia e tyre ishte ende e tensionuar. Por, Roberti ka folur për herë të parë për nipin e tij Zen i cili erdhi në jetë në maj të këtij viti. Ai tha: “Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”.

Gjatë intervistës Roberti shpjegoi edhe pse është single. “Nuk kam kohë, jam duke u marrë me punë dhe vajzën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm. Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër. Ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë. Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj”, u shpreh ai duke qeshur. /News31