Robert Berisha përlotet për të bijën

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës në ‘Seven Bizz’ mbrëmjen që lamë pas dhe ka treguar gjithçka për jetën larg familjes së tij. Prej disa javësh ai po jeton në Tiranë për shkak të angazhimeve me ‘Dance With Me’, kështu që nuk mundet të qëndrojë aq shumë kohë sa dikur pranë familjes së tij, Renee. Teksa e pyesin lidhur me ta dhe largësinë, ai përlotet kur përmend të bijën. “E kam shumë të vështirë. Sidomos për Renne. Ajo ka moshën që di të flasë dhe më thërret. Më mungon shumë, por nuk kam çfarë të bëj!”,u shpreh Roberti, shkruan Who. Megjithatë çdo fundjavë këngëtari pranon se shkon ta vizitojë familjen dhe mundohet të mbushë kohën e humbur gjatë javës, deri në përfundim të spektaklit të kërcimit.