Robert Berisha paska një vajzë 16 vjeç dhe është një yll i vërtetë!

Thuajse askush nuk e ka këtë informacion, por Robert Berisha ka një vajzë të madhe. Pra, jo vetëm vajzën e vogël të quajtur Renee, nëna e së cilës është Nora Istrefi.

Nuk dihet se kush është e ëma e vajzës së madhe, pasi lidhja e saj me artistin ka zgjatur shumë pak dhe nuk ishte e njohur për publikun.

Mirëpo, dje Aarona festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi 16 vjeçe. Padyshim, Roberti e ka uruar duke postuar në Instastory një foto me të bijën.

Ai e ka shoqëruar me një urim, ku shkruan: “Me vajzën time Aarona, urime ditëlindja e 16-të”. Ky ishte një postim paksa i pazakontë prej tij, sepse më parë nuk e ka bërë.

Kujtojmë që këngëtari i njohur nga Kosova ka edhe një vajzë nga martesa e tij me Nora Istrefin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Renee.

Ai është një nga figurat më të njohura të showbizit shqiptar (Shqipëri dhe Kosovë). Aktualisht ai ka edhe një emision ‘talk show’ në variant mjaft të bukur dhe gazmor.