Robert Berisha na befason sërish: Vajza jonë nuk e di ende që unë dhe Nora jemi divorcuar
Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës dy vite më parë, por ata mbetën miq shumë të mirë për hir të vajzës së tyre, Renée. Ata takohen shpesh për shkak të saj, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.
Së fundmi, Roberti ka treguar në një intervistë për “Goca dhe Gra” se situata mes tyre është arritur të menaxhohet aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.
“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vjen puna me qenë e lumtur goca ajo është primare”, tha Berisha, duke shtuar se duhet hequr dorë nga këto mendësi.
“Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha këngëtari.
Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.
“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, – shprehu ai.
Megjithatë, nuk ndodh shpesh që pas ndarjes, të ruhen marrëdhënie kaq të mira sa ata, megjithatë, dyshja është një shembull shumë i mirë. /News31