Robert Berisha, ky burrë metroseksual
Muzikanti dhe këngëtari Robert Berisha, është shumë më aktual prej se e ka filluar emisionin e tij televiziv, “Robi plaket kur do vetë”.
Roberti, gjatë gjithë kohës është në fokus të medias rozë, kryesisht për jetën e tij private, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, Robert Berisha e ka zbuluar risinë e jetës së tij private, lidhjen me modelen bjonde Laureta Maqedonci.
Ndërkohë, gjatë pushimeve me të dashurën, 40 vjeçari gjatë gjithë kohës ka postuar foto i zhveshur. Dihet që Roberti kujdeset shumë për vetën.
Por, çka do të thotë metroseksual?
Termi metroseksual, është në fakt një miksim i mashkullit heteroseksual dhe mashkullit metropolitan. Ky mashkull i ri, nëse do të mund të quhet i tillë, me anë të jetës që bën përforcon idenë e të qenit një burrë i dëshirueshëm, shumë i kujdesshëm dhe tërheqës për femrat.