Robert Berisha konfirmon divorcin: Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë, por…
Robert Berisha ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja Nora Istrefi.
Me një shënim në Instagram, Berisha sqaron se ata janë ndarë me mirëkuptim, ndërsa e falënderon këngëtaren Istrefi për “të gjitha kujtime e bukura që nga 2006”.
Më tej ai e falënderon ish-partneren e tij që i solli në jetë vajzën e tyre, Renee, ndërsa shton se i ka borxhë gjithë jetën.
“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka mo dashni mes nje çiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee edhe shum kujtime te bukra prej 2006. Noriq, t’kom borxh tan jetën. I ëish you all the best,”-shkroi ai.