Robert Berisha fton fansat në koncert, ‘Mos u trembni nga virusi’ (Video)

Robert Berisha ka dalë në një teori të vetën këto ditë. Sipas tij shqiptarët i kanë rezitstuar pushtimit nga shkijet, jo më të tremben nga Koronavirusi. Këtë këngëtari e ka thënë në një video nga New York-u, ku kishte shkuar të mbante një koncert dhe që ndryshe nga sa kanë vepruar artistë të tjerë shqiptarë e të huaj, nuk e ka anulluar por e ka mbajtur.

Ai gjithashtu ka shpërndarë tashmë atë që e cilëson si citat të vetin: “Nuk je shqiptar i vërtetë nëse trembesh nga virusi”, por fatkeqësisht nuk mund të ishte me gabim se kaq.

6478DA9E-AB3F-4D5B-8D92-7A8A1CE7AB25

Fillimisht nga 44 rastet e konfirmuara si pozitivë në vendin tonë dhe 5 në Kosovë, por sidomos nga fakti që kjo pandemi ka vënë në vështirësi sistemet shëndetësore të fuqive botërore. Përmendim këtu Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë dhe së fundmi SHBA-në, që kanë marrë masa të ashpra si asnjëherë më parë për ta luftuar Covid19-tën.