Robert Berisha flet për këngën e dashurisë pas divorcit: Thonë se ia dedikoj Norës, ju zbuloj të vërtetën time. Arilenës dhe Elvanës ia thotë troç!

Ata kanë qenë shpesh në  vëmendje të mediave për shkak të ndarjes së tyre katër  muaj më parë. Ishte vetë Robert Berisha që njoftoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi,  pas 13 vitesh histori.

Megjithëse të ndarë, thuhet se ata kanë ruajtur një raport miqësor, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Renee. Por direkt pasd publikimit në “Youtube” të këngëve të këtij edicioni të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, Roberti u komentua për këngën e tij, me të cilën merr pjesë në këtë garë, ku pjesë janë bërë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe që me këngët e tyre pretendojnë të fitojnë e të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion.

Një prej konkurrentëve është edhe Robert Berisha, i cili tërhoqi jo pak vëmendjen me këtë këngë dashurie. Në tekstin e këngës ai flet për një histori dashurie që ka përfunduar dhe të gjithë menduam se do  të ishte dedikim për ish-gru- an e tij, Nora Istrefin. Kënga  titullohet “Ajo nuk është unë” dhe në refren thotë: “Ajo nuk është më rruga jem, e jetës tem, ajo nuk është unë, më dashuro çdo ditë pafund”.

I ngacmuar nga  kureshtja e fansave, nëpërm- jet një postimi në “Insta- gram” Roberti tregoi se kën- ga nuk është dedikim për  askënd. “Kjo është kënga ime, me të cilën do marr pjesë  në Festivalin e 58-të të RTSH- së dhe që titullohet ‘Ajo nuk  është unë’. Nuk ia kam dedikuar askujt, është thjesht një këngë e lezetshme, që më mundësoi të marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë  te bukur, që vetëm Vera Grab- ocka dhe Alketa Vejsiu dinë  ta bëjnë dhe për këtë është fajtore Fifi, me orkestrim nga dy miqtë e mi duobass.records. E kam pranuar ftesën me shumë  dëshirë, sidomos kur këndohet live, me orkestër profesionale.

Kushdo që ta fitojë, le ta gëzojë vendin e parë. Për mua pjesëmarrja është e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shumë të mirë shqiptarë”, shkruante Roberti. Por pas një statusi në rrjetet sociale, ka  dhe një deklaratë në një emi- sion televiziv që i paraprin  festivalit të RTSH-së dhe që  moderohet nga gazetari i njohur, Eni Shehu. Robert Ber- isha ishte i ftuari i djeshëm  në “Aperi Fest”, hapësira që i dedikohet çdo ditë Festivalit të 58-të të këngës.

Gjatë bisedës spontane me gazetar- in Eni Shehu, Roberti nuk  mundi t’u shpëtonte dot pyetjeve provokuese të Enit, i cili  e ngacmoi për marrëdhënien mes tij dhe ish-partneres së tij këngëtare, Nora Istrefi, dhe nëse ishte kjo këngë një dedikim për të. Siç e ka sqaruar  dhe në rrjetin e tij “Instagram”, Roberti sqaroi se kënga e Fest ’58-të nuk i kushtohet Norës, pasi është e shkruar nga Fifi.

Gjithsesi, ai la të  kuptohet se kush do që ta kuptojë ashtu, le ta kuptojë, s’është punë për të. Ndër të tjera tregoi se vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me Norën pas divorcit, pasi njof- toi se ajo ka gati për të publikuar një këngë mjaft të mirë. Roberti, i drejtpërdrejtë si gjithmonë, nuk hezitoi që gjatë intervistës me Enin të fliste edhe për konkurrentët në këtë garë, që fituesin e çon në Eurovizion.

Në lidhje me dy këngët më të përfolura për momentin për çmimin e madh, ajo e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, ai tha se nuk i kishin pëlqyer, gjithmonë duke folur nga pozitat e një muzikanti profesionist, pasi ka studiuar gjithë jetën dhe është diplomuar për piano në Prishtinë. “Kisha pritshmëri të tjera, por kënga e Elvanës dhe Arilenës për mua ishin si këngë varrezash”, u shpreh ai. Pritshmëritë në këtë festival, sipas Robertit, i kishte kaluar Kastro Zizo. Kujtojmë që këta katër muaj pas deklarimit të divorcit, Roberti ka qenë shpesh në  qendër të vëmendjes së shtypit rozë, pasi askush nuk e  priste që një nga çiftet më të  bukura të showbizz-it t’i jepnin fund lidhjes së tyre 13- vjeçare.

Romanca e tyre dukej si një film me shumë momente të bukura, por edhe kriza e ndarje të përfolura ndër vite. E ndryshe nga çiftet e tjera të showbizz- it, për Nora Istrefin e Robert Berishën, prindër të një vajze, të flisnin për ndarjen kur ishin ende bashkë nuk është tabu.

I ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur edhe një herë për di- vorcin e tij nga Nora dhe  marrëdhënien që të dy ruajnë me njëri-tjetrin, Roberti  tregoi se vazhdon të ketë shumë respekt për Norën. Ai nuk la pa përmendur faktin që ata janë në pauzë dhe së ardhmes nuk i dihet. E nëse kënga e tij e Festivalit të Këngës në RTSH i dedikohet Norës ose jo, ju sjellim vargjet:

“Ajo nuk është unë”

Krejt i bon me letër e lapse, kur s’ke e leht’ ty me t’pase
Një Zot i madh e di, sa heka me t’pas k’tu.
Krejt senet tu i bo me mase, nuk dashta lot n’sy me pase
Ç’ka kom bo kshtu, unë me meritu
Ajo nuk ësht’ ma rruga jem e jetës tem,
Ajo nuk ësht’ unë, me dashuru çdo dit pa fund
Mbase shum’ vonë e kuptova, qa dashte ti un’ lejova
Me ndodh me mu, me ndodh me ty ç’ka ësht’ kjo punë?
Vetes man fund i premtova, mas një kohe që u mendova
Jo, unë k’shtu jo, s’e kam meritu’
Ajo nuk ësht’ ma rruga jem e jetës tem,
Ajo nuk ësht’ unë, me dashuru çdo dit pa fund
Vetës ja kom ndjellë, t’keqen tem e rehat s’pom len
A bon me m’tregu ti ç’ka ke fitu
Ajo nuk ësht’ ma rruga jem e jetës tem,
Ajo nuk ësht’ unë, me dashuru çdo dit pa fund.