Robert Berisha flet për aksidentin në 5 të mëngjesit: Në paraburgim derisa..
Këngëtari i njohur i hitit “Vetëm fjalë” e shumë baladave, Robert Berisha ishte dje i ftuar në rubrikën e “Prive”, “10 gjërat që s’i dini për të” ku rrëfeu për herë të parë përfshirjen në një aksident të ndodhur para 10 vitesh. Roberti tregoi se kur po kthehej me makinë nga një mbrëmje përpara i kishte dalë një motor. “Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje. Jam nisur për në Kosovë në 05:00 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më doli një motorist. Motori shkoi 50 metra andej, makina u rrotullua 3 apo 4 herë. Motoristi menduan se vdiq, por për fat shpëtoi. E morën me helikopter, e çuan në Shkup. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim derisa ata e konstatuan që ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor”, rrëfeu Roberti.