Robert Berisha e thotë hapur: Bashkëpunimi i Norës me Tunën nuk do të funksiononte
I ftuar në ‘E diell’, Robert Berisha nuk ka hezituar të përgjigjet me sinqeritet ndaj të gjitha pyetjeve nga gazetari, Ervin Kurti. Këngëtari është prenoncuar rreth deklaratës së tij mjaft të zhurmshme lidhur me tradhëtinë e meshkujve e deri tek raporti që gëzon me Norën dhe shkaqet që i çuan drejt ndarjes.
I pyetur se çfarë mendonte nëse Nora dhe Tuna sjellin një ditë një këngë bashkë, Berisha ka pohuar se për shkak të zhanrit artistik dhe këngëve që sjellin nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Më tej Roberti ka shtuar se asnjë arsye tjetër nuk ka të bëjë me këtë përgjigje, pavarësisht gjithë raportit të shumëkomentuar që ai ka pasur me Tunën.
Gjatë intervistës artisti ka pohuar gjithashtu se gjatë jetës në çift ka pasur shumë ‘Anna’ që kanë dashur t’i ndajnë, por nuk ja kanë arritur. Ai ka përsëritur deklaratën e Norës se arsyeja e ndarjes së tyre është konsumimi i një marrëdhënie 15-vjeçare./revistawho.com