Robert Berisha dhe Nora Istrefi në një zgjim të ëmbël, urojnë vajzën për 3-vjetor nga shtrati
Vajza e këngëtarëve të famshëm, Nora Istrefi dhe Robert Berisha feston sot 3-vjetorin. Vogëlushja e famshme dhe simpatike Renee është një fëmijë i gjallë që i ka shtuar shumë harmoni familjes së këngëtarëve. Meqë për çdo vit ditëlindja e saj është festuar me zhurmë dhe festë, këtë vit çifti kanë zgjedhur një formë tejet të lezetshme për ta uruar vajzën, thuhet në një shkrim të Prive. Të sapozgjuar dhe ende në krevat, Roberti e Nora i kanë shkuar me tortë në shtrat vajzës së tyre, e cila në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shfaqet shumë e qeshur dhe e gëzuar pas kësaj suprize. Nora ka postuar në këtë ditë pikërisht fotot ku janë të tre në shtrat, teksa bëhen gati që vogëlushja të fryjë tre qirinjtë e tortës. “Happy Bday my Mami dhe Babi të duan shumë!, shkruan këngëtarja. Ndërsa Roberti gjithmonë më i zoti me fjalën, i bën një dedikimin më të gjatë dhe plot dashuri të bijës. “Urime ditëlindjen Renee shpirti babit! Të dhashtë Zoti shëndet ty, mamit, mu edhe krejt fëmijëve të botës… Shpresoj që do të jem shëndoshë e mirë deri sa ti të bëhesh me fëmijë e mandej e kupton që nuk ekziston dashni ma të sinqertë dhe të fortë se evladi! Të don babi, shumë urime 3 vjetorin bota jeme”, shkruan Berisha në Instagram, bashkëngjitur me foton ku pozonë me Renee në krahë duke e puthur në ballë.