Robert Aliaj zbulon prapaskenat: Edi Rama donte të më bënte drejtor, por ja pse e refuzova
Jo pak artistë mbajnë aktualisht poste drejtuese në institucione të rëndësishme në vend. Mirëpo, ka edhe nga ata, ndonëse të rrallë, që nuk i pëlqejnë aspak këto propozime.
Një rast i tillë, është artisti Artisti Robert Aliaj. Ai ka zbuluar se ka marrë një propozim për të drejtuar një institucion nga kryeministri Edi Rama, mirëpo e ka refuzuar.
Këtë deklaratë e bëri të ditur mëngjesin e sotëm teksa ishte i ftuar në emisionin në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Edhe pse nuk e tha konkretisht se cili ishte institucioni që iu ofrua, Aliaj u shpreh se nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor.
“Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta.
Mund të jetë dhe Rama. Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”– u shpreh ai.