Robert Aliaj tek Kënga Magjike me “Ku më hodhi zoti”, një dedikim për realitetin shqiptar
Robert Aliaj prej disa vitesh i ka munguar skenës muzikore në vend, duke marrë pjesë vetëm në spektakle televizive. Por sot ai u prezantua në “Kënga Magjike” me këngën “Ku më hodhi Zoti” duke u bërë pjesë e konkurrimit zyrtar në festivalin e këngës. Kjo këngë është një dedikim për situatën e krijuar politike, ekonomike dhe sociale në vendin tonë, shkruan Lapsi.al. E rikrijuar dhe përshtatur nga disa poezi të njohura shqiptare, kjo këngë duket se u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar pasi u duartrokit fuqishëm.