Robert Aliaj: Shtatzënia e vonë e gruas, për 8 muaj flija me kokën nga këmbët e saj

Robert Aliaj njihet si një ndër personazhet më të veçantë të televizionit shqiptar, i cili me vokacionin e tij denoncon fenomene që jo çdokush do të guxonte të ngrinte zërin publikisht. Si ndezës debatesh, ai ka krijuar përshtypjen e një rebeli të lindur edhe brenda dyerve të shtëpisë së tij. Por jo, e vërteta qenka ndryshe. Roberti ishte i ftuar të hënën në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku dhe zbuloi anën njerëzore të tij përpara fëmijëve, për të cilët tha se ka debulesë të madhe. Roberti është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze që kanë diferencë të madhe në moshë nga njëri-tjetri. Për këtë arsye ai u pyet se si e ka përjetuar shtatzëninë e dytë të gruas së tij, duke qenë se ata prisnin një fëmijë tjetër pas shumë vitesh. “Mimoza pati shtatzëni të vështirë dhe unë ndryshova pozicionin e gjumit për t’u kujdesur për të. Flija me kokën nga këmbët e saj, sepse i bëja bashkëshortes masazh nga këmbët për hipertensionin. Dhe kjo situatë vazhdoi për 8 muaj me radhë”, ka treguar Roberti, një rrëfim që bëri përshtypje në public. /Story.al/