Robert Aliaj shpërthen ndaj komentuesve: Ju jeni pabuksa, Kristi duhet të ishte në finale

Artisti Robert Aliaj ka komentuar sërish rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në Big Brother Vip. Besim plotë Roberti u shpreh se Kristi do të jetë finalisti i katërt, madje sipas tij i biri duhet ta kish fituar tashmë këtë status më parë.

Ai u shpreh se nuk vazohet te komentet e njerëzve në rrjetet sociale, pasi sipas tij ata nuk votojnë, duke i cilësuar si “pabuksa”.

“Kristi duhet ta kishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa”, tha Roberti për “Shqipëria Live”.