Robert Aliaj rikthehet në ekran, këtë herë me një emision të tij

Robert Aliaj është një ndër personazhet më kontroversialë të ekranit shqiptar dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të tij. Ai ka qenë pjesë e televizioneve të ndryshme, së fundmi si pjesë e panelit të ‘Dance With Me’. Ndërsa tani pritet që shumë shpejt ta shohim në një tjetër ekran, por me një emision tërësisht të vetin.

Robert-Aliaj-3

Në profilin e tij në ‘Instagram’, Roberti ka publikuar spotin e emisionit “Vetëm një natë” që do transmetohet çdo të shtunë në orën 22:30 në “Ora News”. Siç kuptohet nga reklama, duket se Roberti përgjatë çdo të shtune do të udhëtojë në vende të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë më afër realitetin e personave të thjeshtë të vendit.

Robert-Aliaj-2

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Robert Aliaj drejton një format të tillë, sepse rreth 6 vite më parë ai ka moderuar emision “Strehë për tre” në “Vizion Plus” që testonte mikpritjen shqiptare. /revistawho.com