Robert Aliaj “peshkon” Kristina Bakiun, shikoni skenat e forta me modelen

 


Artisti kontravers Robert Aliaj, të cilin gjatë këtij sezoni e pamë në panelin e jurisë së spektaklit “Dance with me” që u finalizua të hënën në mbrëmje, më në fund ka zbuluar të preferuarën e tij. Ajo është modelja Kristina Bakiu, e cila në “DWM” kërceu çift me regjisorin Drilon Hoxha. Roberti e ka përzgjedhur Kristinën si aktore të një video, ku ai aktron si mbret në pritje të femrës së preferuar. Ajo është Kristina, e cila vrapon drejt tij për t’u bashkuar në një takim gjithë epsh, e që i paraprin një puthjeje pasionante. E gjithë kjo skenë që fokusohet tek duart e Aliajt, është realizuar për linjën e unazave të dizenjuara nga vetë piktori Robert Aliaj. Çdo produkt i koleksionit unik Dragot shoqërohet me dedikime të personalizuar nga vetë Aliaj, një iniciativë e re kjo e Robertit.