Robert Aliaj për “Zjerm”: Ishte jashtë modeleve të Eurovision

Artisti Robert Aliaj Dragot tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se kënga “Zjerm” ishte jashtë modeleve të Eurovision-it që kanë më shumë prirje të influencohen nga algoritmet. Ai tha se kënga ishte autentike, e sinqertë dhe eksperimentale.

Gjithë rrugëtimi deri në Eurovision ka qenë korrekt, jashtëzakonisht profesional, shumë mbresëlënës. Kishin diçka, jo të re, se nuk mund ta them se këto fuzionimesh kanë ndodhur dhe herë të tjera në vende të tjera, por kishte autenticitetin e dickaje që është e jona, nga kultura jonë. Aq më të për se ishte më lokale historia, ishte shkodrane. Ishte gjë e sinqertë. Ishte jashtë modeleve të Eurovision-it që kanë më shumë prirje të influencohen nga algoritmet që optimiziohen për platforma transmetimi, për TikTok, Instagram. Ishte akoma më e guximshme. Kishte brenda eksperimentalen. Ishte kësaj zonës së komfortit që janë këngët e Eurovisionit. Dihen parametrat.

popart.al