Robert Aliaj flet për arrestimin në Gjermani: ‘Më kërkuan të zbrisja nga autobusi’

Së fundmi, Robert Aliaj u është bashkuar fermerëve në ‘Ferma Vip’.

Sot, gjatë bisedës me Valerin tregoi për arrestimin në Gjermani. Ai tha se ishte nisur drejt në ekspozite në Bruksel dhe e arrestuan në Berlin.

“Po shkoja në një ekspozitë në Bruksel, ku më ndaloi policia në Berlin. Edhe aty ka artistë si unë, por sërish më kërkuan të zbres nga autobusi dhe më morën në stacionin e policisë”.

Mandej, shtoi se i morën gjithçka kishte, duke e lënë pa para dhe pa të mbathura.

“Çdo gjë që kisha ma morën dhe e kalova natën në qeli. Humba edhe ekspozitën”.

Për sa i përket arsyes së arrestimit, ai u shpreh se nuk e mori vesh.

“Të nesërmen, erdhi shefi i policisë, si fillim akuzoi kolegët dhe u tha: ‘Bravo keni arrestuar një artist’. Unë mora zemër, në vend që ta qepja gojën, u thashë: ‘Më keni keqtrajtuar më keq se hebrenjtë’. Shefi i policisë m’u kthye kundër dhe më tha: ‘Mund të hysh në burg me këtë deklaratë’. U thashë që më keni arrestuar pa arsye. Nuk mora përgjigje. As paratë s’m’i dhanë, vetëm një biletë autobusi për Bruksel” – përfundoi ai.

classlifestyle.com