Roaming falas për shqiptarët në Ukrainë
One Telecommunications solidarizohet me situatën e jashtëzakonshme në Ukrainë dhe ofron komunikim falas për të gjithë shqiptarët që ndodhen në atë zonë.
Duke kuptuar rëndësinë kritike të komunikimit në situata të tilla, i gjendemi pranë abonentëve tanë që ndodhen në Ukrainë dhe u ofrojmë falas shërbimin e komunikimit.
“Misioni ynë është të ofrojmë një shërbim thelbësor, siç është telekomunikacioni, dhe në këtë drejtim, ne po ofrojmë roaming falas për të gjithë klientët tanë në rajon. Ndërsa shpresojmë që e gjithë situata e vështirë në Ukrainë të përfundojë sa më parë, ju ftojmë të vazhdoni komunikimin me të shtrenjtët tuaj në çdo moment”, u shpreh kompania.