Rituale seksuale të çuditshme dhe jo vetëm, brenda kultit të Hollivudit…

Historia e një kulti në Los Angeles do të përshtatet në një serial televiziv, me protagonist aktorin e famshëm Mark Ruffalo. Kulti nisi historinë e tij në fund të viteve ’60 dhe nisi të shpërbëhej pas vdekjes së liderit të tij, në një aksident në Havai, në vitin 1975. Gjatë kulmit të tyre, rreth 140 burra e gra jetonin në disa komuna në jug të Kalifornisë, ku visheshin me pelerinë, kryenin rituale seksuale të çuditshme, mes të cilave edhe “seks mistik” dhe madje regjistronin albume muzikore.

Gjithashtu, ky kult menaxhonte një restorant me ushqime të shëndetshme, që frekuentohej nga John Lennon dhe Marlon Brando. Restoranti bënte rreth 10 000 dollarë në ditë, duke bërë të mundur financimin mjaftueshëm të kultit. Ati Yod, emri i vërtetë i të cilit ishte Jim Baker, ishte lideri i kultit, i cili kishte 14 “gra shpirtërore” brenda grupit dhe nxiste vajzat nën moshë të kultit që të martoheshin me burra shumë më të vjetër.

Por, ndryshe nga kultet e tjera të kohës, që fituan famë të keqe në sajë të abuzimeve të tmerrshme që i bënin anëtarëve të tyre, ky kult qëndroi larg polemikave të tilla. Shumë dokumentarë dhe libra janë publikuar mbi këtë grup njerëzish dhe tani pritet që historia e tij të shfaqet edhe në ekranin e vogël.

Top Albania Radio