Rita Ora shfaqet me disa kilogramë më pak dhe ky është sekreti i saj i dobësimit

Rita Ora ka marrë të gjithë vëmendjen me postimin e fundit në Instagram, jo vetëm sepse shfaqet si gjithmonë e veshur me shumë stil, por edhe për shkak se këngëtarja me origjinë shqiptare ka humbur disa kilogramë.

Ndryshimi është i dukshëm dhe Rita ka dashur ta tregojë sa më qartë duke u veshur me bluzë të shkurtër që i tregon barkun e sheshtë. Por çfarë rutine ka Rita për të qëndruar në formë? Këngëtarja ka treguar ha shumë, por merr vendime të zgjuara për atë që ha.

Një ditë normale e Ritës përfshin një mëngjes me dy vezë të ziera, shparg dhe gjysmë filxhani drithëra muesli me qumësht bajame. “Për drekë, kam mish pule ose peshk me perime”, ka treguar Rita ndërsa për darkë i pëlqen të konsumojë patate. Një gjë që ajo nuk ha? Bukë ose sheqer. Ajo gjithashtu zbuloi një nga truket e saj më të mëdha të ngrënies për Cosmopolitan UK. “Unë i pres porcionet e mia përgjysmë. Kështu nëse dua një burger, thjesht e pres në gjysmë dhe ha gjysmën e tij. Ose heq bukën dhe ha vetëm burgerin (mishin). Ose nëse dua patate të skuqura, nuk marr burger”, ka treguar Rita. Sa i përket fitnesit: “Bëj ushtrime tonifikuese, pilates, joga ose shëtitje. Nëse vrapoj, vrapoj vetëm për rreth 10-15 minuta.

“Unë zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Fokusohem kryesisht te kofshët dhe barku, kështu që bëj shumë squats dhe ngritje peshash”.

“Ndonjëherë është e vështirë. Nuk zgjohem dhe vrapoj në palestër. Kur më duhet të motivoj veten për të ushtruar, shikoj foto të grave si Jennifer Lopez dhe Kate Beckinsale. Ato duken të pabesueshme! Nëse mund të duken kështu, unë kam nuk kam justifikim, përfundoi Rita.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)