Rita Ora me shall të personalizuar

Rita-Ora-2

Gjatë turneut të saj të fundit në New York dhe Paris, Rita Ora provoi dhe njëherë se ka një stil shumë të veçantë në të veshur. Gjatë daljeve publike në Paris, këngëtarja me origjinë shqiptare i mahniti të gjithë me pamjet e saj. Së fundmi një detaj shumë unik ra në sy gjatë kthimit të saj në shtëpi, sipas Who.E veshur thjesht, por me një kombinim të veçantë, Rita mbante hedhur krahëve një shall në të cilin ishte i shkruar emri i këngëtares. Rita e ka pranuar se zgjedhjet për veshjet e saj ndonjëherë janë pak të çmendura, por një shall të tillë kush nuk do ta donte. Fundja emri është identitet dhe të gjithë do të preferonim të identifikoheshim si të veçantë në çdo moment.