Rita Ora lancon linjën e këpucëve në bashkepunim me ‘Shoe Dazzle’

Këngëtarja Rita Ora së fundmi ka njoftuar se do të lancojë një linjë këpucësh në bashkëpunim me ‘ShoeDazzle’.

“Ndjeva se ishte vërtet e rëndësishme të bëja partneritet me dikë që e njihja, që e kuptonte rëndësinë e aksesit, veçanërisht duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, tha Ora, të martën.

“’ShoeDazzle’ me të vërtetë gjithnjë e ka kuptuar nevojën e aksesit dhe përballueshmërisë, e cila ishte me rëndësi të madhe për mua. Kështu që, puna me ta ndjehej si një përshtatje e natyrshme.

Unë jam një lloj vajze praktike. Ne vendosim një sasi të madhe mendimesh dhe detajesh për të bërë këpucët”. Koleksioni ofron një sërë opsionesh: atlete, këpucë me takë dhe çizme që kushtojnë midis 32,95 dollarë dhe 59,95 dollarë. “Moda ka qenë gjithmonë një pasion i imi”, vazhdoi Ora.

“Unë e pëlqej faktin se si po ndryshon dhe evoluon vazhdimisht. Dhe më pëlqen të eksperimentoj me shumë pamje të ndryshme”.