Rita Ora flet për lidhjet me vajza
Rita Ora së fundmi ka publikuar albumin e saj të dytë ‘Phoenix’. Për të folur mbi këtë sukses të saj, por edhe për jetën private dhe pasiguritë, këngëtarja shqiptare ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën britanike ‘Stylist’. Rita ka thënë se albumi që ka publikuar është si një fillim i ri për të dhe dëshiron që nëpërmjet tij të inspirojë njerëzit. Këngëtarja ka folur edhe për biseksualitetin dhe si i ka pritur reagimet e fansave kur ajo zbuloi se kishte qenë më parë e lidhur me vajza.
“Kjo ishte një çështje shumë sensitive për mua dhe e dija që shumë njerëz do të ngeleshin të shokuar, sepse nuk kisha folur më parë për këtë gjë në publik. Nuk mendoj se do e bëja këtë gjë sot nëse nuk do të ishte komuniteti LGBT dhe unë do të bëj gjithçka për ta ashtu si edhe për fansat e mi”, ka thënë Rita. Ajo ka treguar se nuk ka qenë e frikësuar për të treguar të vërtetën, sepse është shumë krenare për veten e saj dhe të gjithë rrugëtimin në jetë. Megjithatë ajo ka thënë se si të gjitha vajzat ka ditë që nuk ndihet mirë me veten, por për të kjo nuk është diçka e keqe, shkruan Ëho. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një pyetje për origjinën e saj dhe Rita ka thënë se ndihet shumë krenare. Madje ajo ka zbuluar se në shtëpinë e saj flitet shqip për të ruajtur gjuhën.