Rita Ora flet për lidhjet e saj ndër vite, deri tek bashkëshorti i saj
Rita Ora ka ndarë disa detaje nga historitë e saj romantike derisa e takoi bashkëshortin e saj, Taika Waititi. 33-vjecarja, u martua me regjisorin e saj në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, ku e improvizuan pa asnjë planifikim.
Ajo është shprehur se momentin që ka takuar Taikan, ka ndjerë se ishte mirë dhe e sigurtë. “Jeta ime dashurore ka qenë me ngjyra, të them të paktën. Por sa e mrekullueshme është se ne mund të bëjmë ato zgjedhje për veten tonë?” ka thënë Rita.
Këngëtarja ka vazhduar se gjatë njëzetvjecarit të saj, ajo ishtë e mpirë gjatë gjithë kohës.
“Ajo që më bën të them është kur njerëzit i ngarkojnë dikujt tjetër aq shumë përgjegjësi për të ndier veten ashtu sic duan të ndihen. Kjo është një katastrofë, një aksident. Do të jeni gjithmonë të pakënaqur, unë isha ajo person”
Para marrëdhënies së tyre romantike, Rita dhe bashkëshorti i saj Taika ishin miq të ngushtë për pesë vjet, ku vendosen të bënin publike romancën e tyre në gusht të vitit 2023.
kosovarja-ks.com