
Rita Ora erdhi! Mbërrin në Tiranë me ndryshime, e shoqëron personi i shtrenjtë
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Rita Ora, është nisur ditën e sotme për në Tiranë direkt nga Londra, teksa në darkë do mbajë koncert në sheshin “Skënderbej”. Si duket edhe vetë Rita është e emocionuar për këtë koncert para shqiptarëve, pasi udhëtimin e ka shpërndarë në Instagram. Rita ka zbarkuar tashmë në Shqipëri dhe vjen me një ndryshim në look, me flokë të kuqe. Por, gjithashtu këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj foton e personit që e shoqëron dhe ai është i ati i Ritës. Pas Shqipërisë, Rita do fluturojë për në Verona.
