Rita Ora do të performojë në Eurovizion 2023
Yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës në Eurovizion, do të performojnë në dy netët e drejtpërdrejta gjysmëfinale në Liverpool.
Mes tyre dhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovizionit të muajit të ardhshëm.
Duke mbajtur rekordin për më shumë këngë në Top 10 në Listat Zyrtare nga një artiste femër britanike dhe pasi ka grumbulluar 10 miliardë transmetime, Rita do të performojë gjithashtu ekskluzivitetin botëror të këngës së saj të re, ‘Praising You’, para miliona njerëzve që do të shikojnë anembanë globit
Artistë të tjerë që do të këndojnë në Festivalin e njohur muzikor janë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka dhe Alyosha nga Ukranina. Kjo pasi artistët ukraninas do të tregojnë një histori shprese, guximi dhe mbështetjeje për popullin e Ukrainës nga e gjithë bota.
BBC tha se Eurovizioni do të simbolizojë se si Mbretëria e Bashkuar është “United by Music”, slogani i këtij viti për konkursin./abcnews.al