Rita Ora dhe Taika do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

Këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe regjisori, njëkohësisht dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi do të prezantojnë së bashku “MTV European Music Awards 2022”. Eventi do të zhvillohet më 13 nëntor në Dusseldorf.

“Jemi të entuziazmuar të jemi prezantues në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”, ka thënë artistja.

“Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza, argëtim, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi presim që publiku të ndajë këto momente me ne”, ka vijuar më tej.