
Rita Ora dhe Bebe Rexha të pandara, edhe intervistat i japin bashkë
Ato janë bionde bombastike dhe vazhdimisht po marrin vëmendjen në shfaqjet e tyre bashkë. Këtë here Rita Ora dhe Bebe Rexha janë shfaqur shumë elegante në galanë të organizuar në Los Angeles, vetëm disa ditë pasi festuan bashkë në AMA-s. Rita është dukur fantastike në fustanin e kuq e të gjatë, ndërsa Bebe ka shkëlqyer me fustanin që i nxirrte në pah gjoksin, shkruan Express. Dy këngëtaret tashmë të pandara janë takuar në tapetin e kuq, dhe kanë dhënë bashkë intervista duke u përqafuar e pozuar të përqafuara.
