Rita Ora akuzohet nga ndjekësit për falsifikim të prejardhjes

Rita më parë ka rrëfyer për prejardhjen e saj, duke treguar se prindërit e saj kanë shkuar si refugjat në Londër.

Por, për shkak të stilit që ajo prezantonte në skenë dhe paraqitjet e saj, ka bërë që shumë kritikues të akuzojnë atë për ‘blackfishing’.

‘Blackfishing’ është term i cili përdoret për personat të cilët falsifikojnë prejardhjen e tyre, duke përvetësuar një kulturë tjetër.

Kjo ka ardhur si pasojë e disa komentuesve në rrjetin social Twitter, të cilët zbuluan se këngëtarja është shqiptare, shkruan Daily Mail.

Postimet e këtij lloji kanë marrë mbi 100 mijë pëlqime, ndërsa Rita shihet me gërsheta të stilit afro-amerikane.

“Kur ezbulon se Rita Ora nuk është një person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues.