Riselda Sejdija zbulon arsyen pse nuk do që të ketë fëmijë të dytë

Ajo kohë më parë ka qenë një balerinë profesioniste, ndërsa pas martesës me miliarderin Hajdin Sejdija iu dedikua më shumë mësimdhënies dhe fushës studimore, si pedagoge e Universitetit të Arteve. Bëhet fjalë pikërisht për Riselda Sejdinë, e cila e ftuar në programin “Kush vjen për drekë”, tregoi dhe arsyen se përse nuk ka plan të sjellë në jetë një fëmijë të dytë. Balerina tregoi se djali i saj i vetëm, Brahimi nuk dëshiron të ketë një motër ose një vëlla, sepse e di që nuk do të jetë më kaq i përkëdhelur.“Për momentin as Brahimi nuk do dhe as unë nuk dua, sepse Brahimi ndihet shumë mirë dhe thotë nëse do të vijë një motër ose vëlla për djalin nuk do jem kaq i përkëdhelur, është i zgjuar tjetri, është i zgjuar…”, tha Sejdija.