“RIP Fero”, reperi i njohur në arkivol me miqtë te koka

Kjo është cilësuar si një shaka fare ka kripë, pasi të tallesh me vdekjen, qoftë edhe më tënden, është diçka që njerëzit i frikëson apo nuk i bën të ndihen aspak mirë. Por reperi i ri, Fero, duket se nuk e ka aspak problem, dhe përmes një videoje të postuar në Instagramin e tij, i ka tmerruar fansat pasi shihet i shtrirë në arkivol e me disa miq mbi kokë, ndërsa bashkangjitur videos ka shkruar “Rip Fero”, shkruan Panorama Plus. Komentet kanë qenë të shumta, ku një pjesë e fansave e kanë kritikuar për këtë inskenim, e të tjera kanë qeshur.

https://www.instagram.com/p/BpoUjOlnhSx/?taken-by=ferofera