“RIP Eminem”, hashtagu që po bëhet viral në Twitter

Të martën hashtagu “RIP Eminem” (“Pusho në paqe, Eminem”) u bë viral në Twitter duke shqetësuar fansat e reperit.

E gjitha nisi nga një postim i bërë i nje përdoruesi në kete platformë me pseudonimin “Levicumsock” i cili shkruante: “Kam vrarë Eminem”.

Tashmë kjo llogari është bërë private, por sipas burimeve të ndryshme ky përdorues në Twitter bënte postime të shumta me hashtagun “Rip Eminem”.

Komuniteti i hip-hopit dhe muzikës u mërzit pasi ky hashtag në Twitter është ende një nga temat kryesore në këtë platformë.

Edhe pse reperi dhe anëtarët e ekipit të tij nuk kanë reaguar ende rreth kësaj cështje, burime pranë tij shprehen se reperi është gjallë dhe mirë me shëndet.