Rina Balaj lë muzikën pa asnjë sqarim, menaxheri tregon se çdo të ndodhë me Instagramin e saj

Reperja Rina Balaj paska lënë muzikën kjo duke u bazuar në një postim të ish menaxherit të saj nga OnRecords.

Met Elshani ka konfirmuar se Rina e ka lënë muzikën me vetë dëshirë.

Rina Balaj ka lënë muzikën dhe nuk është më pjesë e On Records.

Rina-2

Met Elshani ka treguar se edhe një nga artistët më të njohur të labelit On Records, Rina Balaj, nuk është më pjesë e tyre.

Rina ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe fansat e kanë vërtejtur këtë gjë, duke kërkuar shpjegime.

E është vet menaxheri i Rinës dhe OnRecords, Met Elshani, i cili ka dhënë një sqarim për këtë gjë.

Rina-3

Ai ka zbuluar se Rina Balaj nuk është më pjesë e labelit OnRecords, e madje ajo ka vendosur të heqë dorë nga muzika në përgjithësi.

Sipas Elshanit, ka qenë dëshirë e Rinës ta lë muzikën.

Rina-1

Ndërsa për llogarinë e Instagramit, ai ka sqaruar se ai është pronë e kompanisë dhe se do t’i mbetet atyre me kontratë.

Rina ishte edhe artistja e fundit nga gjenerata e artistëve që kanë sjellë suksese labelit, e siç duket, ndryshe nga Mozzik e Getinjo, Kida dhe Fero, të cilët janë larguar për të vazhduar si artistë të pavarur karrierën e tyre, Rina tani për tani nuk ka plane për muzikë të reja.