Rikthimi i Tuna Sejdiut si grua e martuar, tani i këndon “zogut” të Vildane Zenelit
Pas një shkëputjeje të gjatë, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, rikthehet në muzikë me një bashkëpunim, që u përfol ende pa dalë klipi. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj me artistin shqiptar që jeton në Nju Jork, Seven Saraçin. “Maria” mban titullin kënga e tyre më e re, që është punuar nga vetë Seven Saraçi në studion e tij. E duket se Tuna, tashmë e martuar me instrumentistin e muzikës klasike Patris Berishën dhe nënë e djalit të tyre, Tian, ka menduar të rihyjë në tregun muzikor me një strategji të re. Ajo ka menduar që të përsërisë famën e “Fenix” dhe “Zogut të Tunës” me ish-të dashurin Cozman, kësaj here me skena të nxehta me një tjetër femër, pra, t’i këndojë “zogut” të Vildane Zenelit. Në klipin e këngës “Maria”, ajo shihet në shtrat me një prej modeleve më të njohura dhe seksi shqiptare, Vildanen.
Me publikimin e trailerit të klipit në rrjetet sociale, fansat shpërthyen në komente, pasi panë skenat mjaft provokuese të dy femrave të njohura. Kjo është dalja e parë provokuese e Tunës, që nga muaji maj i vitit të kaluar kur u bë nënë nga martesa me Patrisin. Këto muaj ajo i është dedikuar familjes, rritjes së djalit dhe kthimit të fizikut në formë me palestër, së bashku me Patrisin. Aktualisht, ajo ndodhet me pushime në Turqi me partnerin, nga ku postojnë foto e video se si po argëtohen në club-et e natës atje. Tuna shënoi rikthimin e saj në muzikë këtë vit me projektin “Chonga”, pas një mungese të gjatë afër dyvjeçare në muzikë, por për nga fabula provokuese, klipi “Maria” konsiderohet një rikthim i vërtetë.
Kujtojmë që kulmin e karrierës Tuna e arriti pesë vite më parë me “Fenix”. Fama që “zogu” i Tuna Sejdiut mori në atë klip, duet i saj me ish-të dashurin Cozman, natyrisht që theu çdo rekord në muzikë, duke e shndërruar atë në objekt bisedash dhe batutash televizive jo vetëm mes fansave të saj, por edhe mes këngëtareve rivale. Dhe nuk ishte fjala vetëm për një sukses që i solli famë, por dhe të përkthyer në para. Pas kësaj kënge që e bëri Tunën artisten më “in” të momentit, natyrisht që filluan shakatë me etiketimin “Zogu i Tunës” dhe përmendja pa kriter e kësaj fjale e ktheu në fjalën kyç të ngacmimeve në rrjetet sociale. Vetëm në tre muajt e parë të publikimit, u regjistruan 12 milionë e gjysmë klikime, të cilat, të përkthyera në para, varionin në shifrën 40 mijë USD fitime. Kënga bëri bujë me vargjet që këngëtarja ia dedikon vetes, kur thotë: “Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave”. “Fenix”, kënduar nga Tuna e Cozman, ishte i dyti hit që tejkaloi çdo parashikim në “Youtube” pas klipit “Të ka lali shpirt”, në duetin e shumëpërfolur të Silva Gunbardhit me Mandin e Nishtullës./Panorama Plus