Rikthimi i Sidrit Bejlerit

Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare dhe nuk ka zhanër të muzikës që mos ta ketë lëvruar siç vetëm ai di. Këndon opera, muzikal, muzikë të lehtë dhe popullore. Përveç se prej vitesh është besnik i muzikës “live”, Sidriti përgjatë dy muajve të fundit ka sjellë dhe dy projekte muzikore, shkruan Top Channel. Kënga e tij e parë është publikuar në muajin janar e titulluar “Ylli i bukurisë” ndërsa kënga më e re, titullohet “A ish’ njësoj” për të cilën ai u rrëfye në “Wake Up”.