Rikthimi i Elvana Gjatës vjen me një bashkëpunim me Mozzik!

Elvana Gjata i ka munguar tregut muzikor shqiptar në 2020. Projekti i saj i fundit ka qenë “Me Tana” me të cilin mori pjesë në Festivalin e RTSH. Për shkak edhe të mungesave afatgjata në rrjetet sociale, publiku ka pak mundësi të zbulojë se çfarë po përgatit Elvana.

Ka qenë emisioni “Prive” ai ka që zbuluar se ajo do të rikthehet, këtë herë me një bashkëpunim. Me kë? Ndonëse nuk i kemi parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, Elvana do të sjellë një këngë me Mozzik.

Mozzik i ka shfrytëzuar muajt e fundit për të lançuar shumë këngë të suksesshme, ndaj na mbetet të presim për të dëgjuar çfarë ka përgatitur një dyshe e tillë.

News31