Rikthimi i bujshëm mes The Weeknd & Bella Hadid, çifti puthje të nxehta në publik

Këngëtari me origjinë kanadeze ka dhuruar plot emocione me performancat e tij të ndjera në festivalin vjetor të “Coachella”. Ai këndoi hit-in më të fundit “Call out my name” që është pjesë e albumit “My dear melancholy”. Performanca e tij preku publikun pasi këngëtari ende dukej zemërthyer nga Selena Gomez. Gjatë pjesës tjetër të festivalit, ai ka qenë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e ish të-dashurës së tij, Bella Hadid për të cilën thuhet se i kushtohet një këngë e albumit. The Weeknd është shprehur se ndjen mall për kohët që ka kaluar me Bella-n, dhe do të donte të rikthehej me të, shkruan Top Channel. Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “US Weekly” se ish-çifti kanë rikthyer ndjenjat e vjetra dhe kanë flirtuar e shkëmbyer puthje gjatë gjithë festivalit.