“Rikthehet” Sigmund Frojd, film për psikoanalistin që bëri histori

Së shpejti në kinematografinë botërore do të shfaqet një film kushtuar jetës dhe veprave të Frojdit si një refugjat hebre në Angli.

Në këtë film një element kyç do të jetë debati me autorin CS Lewis (Goode) mbi ekzistencën e Zotit. Gjithashtu eksplorohet marrëdhënia unike e Frojdit me vajzën e tij lezbike Anna, si dhe romancën jokonvencionale të Lewis me nënën e mikut të tij më të mirë.

Filmi do të luhet në Irlandë dhe do te realizohet ne një rezidencë që do ti ngjasojë banesës së filozofit në Londër. Në të do të përfshihen tavolina e tij, divani dhe sende të tjera. Frojdi e kishte rregulluar me kujdes shtëpinë e tij në Hampstead, në veri të Londrës deri në detaje. Një rëndësi të veçantë ai i dha rregullimit të tavolinës së tij që të ishte e ngjashme si ajo që kishte lënë pas në Vjenë për t’i shpëtuar persekutimit nazist në 1938.

Aktori i cili është fituesi i çmimit Oskar, Anthony Hopkins, do të luajë në rolin e Sigmund Frojd.

Filmi i titulluar “Seanca e funditei Frojdit”, bazohet në shfaqjen e famshme të Marc St.

Filmi do të trajtojë ngjarjet në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botë, ku portretizohet Frojdi si një refugjat 83-vjeçar hebre. Një tjetër çështje që do të trajtohet është vepra novatore e njohur si Interpretimi i Ëndrrave, i cili konsiderohet si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Lewis, i cili është gjithashtu një akademik 40-vjeçar i Oksfordit, ka shkruar gjerësisht mbi shkencën dhe lidhjen e tij me besimin e krishterë. Në dramë ata diskutojnë gjithçka, nga ekzistenca e Zotit te shkenca.

“Kjo histori njerëzore për dy gjigantë ideologjikë të njohur botërorë meriton të sillet para një audiencë të gjerë,” tha Drejtoresha Menaxhimit të Westend Films, Maya Amsellem.

/abcnews.al