Rikthehet “sherri” Luiz-Ronaldo: Dyshja thumbojnë njëri-tjetrin

Buja që bëri futja e Gjestit në “BBVA” dhe vëmendja e pohimi që ai mori janë krahasuar me atë të Luiz Ejllit, i cili u kthye në fenomen në edicionin e dytë të këtij formati.

Situata është komentuar edhe në “Fun Club”, ku prezent ishte dhe Ronaldo Sharka, i cili dha një deklaratë që shkaktoi shumë reagime.

“Luizi me Gjestin, si të krahasosh gjyshin me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, komenton, bullizon çdo lloj njeriu që del përpara”, tha Sharka.

Nuk vonoi shumë as reagimi i Luizit. Ky i fundit zgjodhi të publikonte një pjesë të këngës të krijuar nga ish-banorët e “BBVA”, ku mes rreshtave, këndon edhe Ronaldo:

“Por unë flokët i ngjyrosë që të ngjaj me ty Luiz”, shoqëruar me një ikonë fluture.

Reagimi i Luizit është bërë viral, si një kundërpërgjigje mbi deklaratën e Ronaldos.

Ronaldo nuk e la me aq. Reagoi sërish, duke përmendur sëmundjen që stisi Luizi.

Epo, le të presim vazhdimin!

Anabelmagazine