Rikthehet rockeri i njohur: Nuk e kam patur të lehtë

Adhurim Demiri është nga kantautorët legjendar të muzikës shqiptare. Ai rikthehet pas shumë vitesh në skenë me një koncert recital. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, artisti zbuloi se recital do të mbahet në datën 26 qershor te Kisha Orthodokse në orën 20:00. Sakaq, ai ndau dhe detaje të tjera, si për shembull, pjesë e koncertit do të jenë emra të njohur të muzikës shqiptare si Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa etj.

Në një moment, Adhurimi u bë nostalgjik dhe kujtoi kohën kur në Shqipëri ishte një nga këngëtarët më pëlqyer, ndërsa në Austri punonte në një McDonald’s, ku lante tenxheret dhe qëronte patate.

“Kur ika në Austri për herë të parë, në ato vitet e para, muajt e parë fare, nga gjithë ajo skenë, unë kam punuar në McDonald’s, kam larë dhe tenxhere, kam qëruar dhe qepe dhe patate, kam djegur dhe duart te soba. Unë jam mëngjarash dhe ajo soba kishte një kapak që hynte djathtas, unë futesha majtas dhe digjesha gjithmonë. Unë në atë kohë këtu isha shumë i famshëm, por vajta te familja në Austri dhe punova. Kam punuar dhe nuk e kam fare për turp, e kam për krenari”, rrëfeu ndër të tjera ai.

/abcnews.al