Rikthehet pas dy vitesh e ‘zhdukur’ e dashura e Vladimir Putin, deklarata e saj e fortë
Alina Kabaeva prej vitesh përflitet si e dashura e presidentit rus Vladimir Putin. Pas më shumë se dy vitesh që ishte zhdukur nga ekrani, ajo ka bërë një deklaratë të rrallë.
38 vjeçarja, e cila është një gjimnaste e famshme, ka folur para ekipit të gjimnastikës së grave të Rusisë, duke u thënë se ato kishin të gjitha mundësi për të fituar Lojërat Olimpike.
Deklarata e saj ka ardhur disa ditë pasi tifozët u ankuan se nuk kishin mundësi që të kontaktonin me të në ditëlindjen e saj. Thashethemet e lidhjes së saj me Putin nisën në vitn 2008 kur ajo ishte deputete dhe shumë thanë se ajo ishte bërë shkak që Putin i dha fund martesës me Lyudmila.
Dalja e saj e fundit e njohur në publik ishte në tetor 2018, kur ajo mbrojti doktoraturën në një universitet në Shën Petersburg. Në maj të vitit 2019, mediat publikuan lajme se ajo kishte sjellë në jetë binjakë me presidentin rus, por nuk u pohuan kurrë. Një burim i afërt i saj tha: ‘Ne nuk i komentojmë thashethemet.’