“Rikthehet opinionisti pikant. Sot Olti Curri përballë të gjithëve tek “Përputhen”

Prej disa javësh është vënë re mungesa e Olti Currit në “Përputhen”, rubrika e takimeve në “E diell” ku opinionisti jep mendimet e tij të drejtë për drejta në lidhje me gjithçka ndodh mes çifteve.

Olti publikoi mëngjesin e sotëm mesazhet e ndjekësve lidhur me “Përputhen” të cilët e pyesnin nëse do të rikthehet opinionisti në format.

Përgjigjen, ai e dha pak minuta më parë. “Dëshira juaj është urdhër”, ka shkruar Olti, duke zbuluar kështu rikthimin. “Trotuar” dhe “Përputhen” janë dy rubrikat që opinionisti do të rikthehet çdo të diel.

Me foton ku shihet krah Nevina Shtyllës, ai dha lajmin e mirë për ndjekësit e formatit që tashmë do të jenë sy e veshë tek Olti.

Dhe duke marrë parasysh si i ‘trazon ujërat’ Curri në “Përputhen” duke i qëndruar edhe besnik formatit të ngjashëm të “Mediaset”, duhet ta pranojmë që kishin munguar komentet pikante prej javësh.